Dy javët e fundit, nuk kanë qenë aspak të qeta për skuadrën e Barcelonës. Fillimihst ata u mposhtën në ndeshjen e parë të Champions League 0 – 2 nga Atletico Madrid në “Camp Nou”, ndeshja e parë e fazës çerekfinale. Dalja me karton të kuq të Cubarsit shkaktoi mjaft polemika, sikurse episode të tjera në dëm të katalanasve.
Edhe në takimin e dytë, nuk munguan pakënaqësit dhe kartoni i kuq, e përkthyer me eliminimin nga kompeticioni më elitar për klube. Por kjo nuk është e gjitha. Gjatë orëve të fundit, po qarkullon intesivisht fotot të presidentit të Barçës Joan Laporta me të dashurën e tij të re.
Ajo është ndjeshëm më e re në moshë, ndërsa ka trup “bombastik”. Në një prononcim të fundi, latinja ende e paidentifikuar shprehet:
“U dashurova me të (Laportan) për shkak të buzëqeshjes së tij. As nuk e dija që ishte president i Barcelonës”. Kjo qasje nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve katalans, ku sipas tyre, presidenti i klubit nuk e ka mendjen te ekipi, por te “veset” e tij.
