Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

KOLAPS total për yjet e globit, humbasin milionat brenda pak orësh (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
KOLAPS total për yjet e globit, humbasin milionat brenda pak orësh
Foto ilustrim: Cristiano Ronaldo - Leo Messi

Një fenomen i çuditshëm, por që u ka kushtuar milionat personazheve të njohur të botës është ai i që ka ndodhur në rrjetin social Instagram.

Në orët e fundit, mësohet se platforma e njohur është përfshirë në një "fshesë" të pamëshirshme lidhur me llogaritë e rreme të cilat janë fshirë automatikisht nga "qarkullimi" virtual, duke bërë që emrat më të mëdhenj të globit, duke përfshirë dhe ata të futbollit si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo të humbasin miliona ndjekës në profilet e tyre.

Më i prekuri duket sulmuesi portugez i cili ka humbur jo pak, por plot 18 milionë ndjekës që dyshohen se nuk kishin zotërues real në llogaritë e tyre. Edhe ylli argjentinas nuk i ka shpëtuar kësaj "furtune", duke humbur 8 milionë të tillë, edhe pse në krahasim me rivalin e tij, e ndjen më pak "barrën" e këtij fenomeni. 

Pjesë e kësaj liste është dhe modelja me famë botërore, Kylie Jenner, e cila ka parë që në profilin e saj t'i fshihen gjithashtu 15 milionë ndjekës. 

Poll

Lexo gjithashtu