Ka shkuar në 5 numri i ndeshjeve që ekipi i Tiranës nuk njeh humbje në Superiore. Rezultatet pozitive, e përkthyer me 3 fitore dhe 2 barazime, kanë bërë që bardheblutë të dalin përkohësisht nga “zona e ftohtë”.
Puna e trajneri Orges Shehi po jep “fryte” dhe objektivi mbijetesë ka filluar të “besohet”. Përtej lojës pozitive, në derbi kundër Dinamos, fati ishte në krahun e Tiranës, shto penalltinë e humbur nga sulmuesi Dejvi Bregu.
Duket se “hajmalia” për “rekordmenët” e Shqipërisë është e dashura “bombastike” e mbrojtësit kostarikan Johan Cortes, fjala është për Melanie Avendano.
Nga derbi Dinamo – Tirana, ajo ka postuar foto në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka munguar komenti i mbrojtësit latin Cortes, i cili ka shkruar: “Dashuria e jetës sime”.
