Kylian Mbappe ka informuar ka njoftuar shokët e tij të skuadrës te PSG se do të largohet në fundin e sezonit. 25-vjeçari ia ka bërë të ditur vendimin dhe klubit, ndërsa tashmë dilema e madhe do jetë destinacioni i radhës.
Mbappe është i fokusuar po ashtu te Kombëtarja e Francës, me të cilën do japi kontribut këtë verë. Europiani i Gjermanisë është prioritet kryesor, teksa me PSG-në nuk duken dhe aq mirë punët.
Kujtojmë se sulmuesi francez u afrua te PSG në verën e vitit 2018. Shifra e transferimit 180 milionë euro ishte e bujshme asokohe, pasi vetëm 1 vit më parë ata afruan Neymar për shifrën rekord të 222 milionë eurove.
Poll