
Chelsea dhe Real Madrid do të zhvillojnë mes tyre edhe çerekfinalen e kthimit në Champions League. Ditën e nesërme në “Stamford bridge” Blutë e Londrës do të shpresojnë te përmbysja e rezultyatit të sfidës së parë, 0-2 për të kërkuar gjysmëfinalen.
Daniele Orsato është caktuar nga UEFA për të në këtë sfidë, teksa është një njohje e vjetër për “Los Blancos”. Gjithashtu Luka Modric ka një kujtim të “hidhur”, pasi Orsato drejtoi edhe gjysmëfinalen mes Kroacisë dhe Argjentinës, ku skuadra kroate i dha “lamutmirën” Kupës së Botës.
“Unë kurrë nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos flas. Ai është një nga më të këqijtë që njoh. Ai më ka fishkëllyer shumë herë dhe unë kurrë nuk e kujtoj si të mirë. Ai është një fatkeqësi”, ka deklaruar mesfushori veteran i madrilenëve.