
Harry Kane ka reaguar lidhur për të ardhmen e tij. Sulmuesi i përfaqësueses angleze s'ishte paraqitur në stërvitje duke nisur në këtë mënyrë aludimet e shumta.
Por, sot ai ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar duke shuar çdo thashethem. Sulmuesi i Tottenhamit bën me dije në Tëitter se nesër do të zbresë në fushë me ekipin.
"Kanë kaluar gati 10 vite që kam bërë debutimin tim me Spurs. Për secilin prej atyre viteve, ju - fansat - më keni treguar mbështetje dhe dashuri të plotë. Kjo është arsyeja pse më dhemb kur lexoj disa nga komentet që janë bërë këtë javë, duke vënë në dyshim profesionalizmin tim.
Ndërsa nuk do të hyj në specifikat e situatës, dua të sqaroj se kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem në klub nesër (e shtunë), siç ishte planifikuar. Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët të cilët më kanë dhënë një mbështetje kaq të palëkundur gjatë kohës sime me klubin. Ky ka qenë gjithmonë kështu siç është sot", ka shkruar ai.