
Kristjan Asllani do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e së dielës kundër Salernitanës. Ky është lajmi i fundit që raporton “Tutomercato” që bën me dije se trajneri Simone Inzaghi e ka menduar ta ketë nga fillimi në fushë.
Mesfushori shqiptar ka qenë më i përfoluri ditët e fundit në klubin zikaltër për shkak të rastit të humbur në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës. Sipas raportimeve më të fundit të gazetarëve të kësaj media, nga kampi zikaltër ka disa të reja.
“Asllani ende titullar, Gosens mund të ketë shansin e tij. Trajneri Inzaghi ka rikuperuar Correan, ndërsa Lukaku dhe Brozoviç s’mund të jenë të gatshëm. Sulmi do të jetë ashtu si me Barcelonën, Lautaro me Dzekon. Onana mbetet në portë duke fituar sërish balotazhin me Handanoviç”, shkruan Tuttomercatoëeb.
Ndeshja Inter – Salernitana është programuar të zhvillohet të dielën e 2 tetorit në stadiumin “San Siro” në orën 12:30.