Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk ka asnjë çështje për tu diskutuar”, XAVI “blindon” francezin: Jam i lumtur me të

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ka asnjë çështje për tu diskutuar”, XAVI

Barcelona ka siguruar titulin disa javë përpara fundit të kampionatit. Me titullin tashmë të fituar në “Camp Nou” kanë nisur të mendojnë edhe për skuadrën që do të kenë për sezonin e ardhshëm. Gjithçka ka nisur me lojtarët që konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të Xavi Hernandez.

Jules Kounde është një nga lojtarët që është përfolur vazhdimisht për një largim nga katalanasit. Por tashmë thashethemet janë hedhur poshtë nga trajneri Xavi Hernandez.

“Kam folur me Kounde dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij, por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm.

Dhe njësoj i lumtur jam edhe unë, nuk ka asnjë problem mes palëve. Biseda ishte e qartë dhe nuk ka më asnjë çështje “Kounde” për t’u diskutuar”, u shpreh Xavi.

24-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 38 ndeshje  dhe ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm një herë, ndërsa ka dhuruar 6 asiste.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga