Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk i përballoi dëmtimet e shumta, belgu i jep fund karrierës si futbollist

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk i përballoi dëmtimet e shumta, belgu i jep fund karrierës si

Eden Hazard i jep fund futbollit të luajtur. Sulmuesi belg i cili së fundmi ka qenë pjesë e Real Madrid me të cilët prishi dhe kontratën nga vendosur që të varë këpucët në gozhdë duke u tërhequr nga futbolli.

Lajmin për “pensionimin” e ka njoftuar vetë lojtari me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Ju duhet të dëgjoni veten dhe të thoni ‘ndal” në kohën e duhur. Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjesh të luajtura, kam vendosur t’ijap fund karrierës si futbollist profesionist. Unë arrita të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën.

Gjatë karrierës sime kam patur fatin të takoj menaxherë, trajnerë dhe lojtarë shumë të mirë. Faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungosh të gjithëve. Gjithashtu dua të falenderoj klubet për të cilat kam luajtur: Lille, Chelsea dhe Real Madrid. Falenderoj dhe Kombëtaren belge. Një falenderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qëndruar pranë në kohë të mira dhe të këqija.

Një falenderim i madh për ju, tifozët e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur. Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja.

Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”, shkruan Eden Hazard në postimin e publikuar në Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga