Nuk harrojnë ditën e veçantë të mesfushorit, klubi shqiptar: I urojmë ditëlindjen tironsit tonë
Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e Tetovës ka bërë një postim mjaft të veçantë për një nga lojtarët e saj. Kuqezinjtë shqiptarë që militojnë në elitën e futbollit maqedonas kanë bërë një urim të veçantë për mesfushorin, Bruno Dita. Lojtari i Shkëndijës mbush sot 31-vjeç.
“Sot i urojmë ditëlindjen tironsit tonë”, shkruan klubi i Shkëndijës së Tetovës në faqen e saj zyrtare, duke e shoqëruar edhe me një foto të mesfushorit.
Kujtojmë që Dita është pjesë e Shkëndijës që nga viti 2020, ndërsa kontrata me tetovarët i skadon në qershor të këtij viti. Kujtojmë që para se të bashkohej me Shkëndijën, 31-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos, Besës së Kavajës, Teutës dhe Skënderbeut.