
Galtier po zhvillon ndeshjet e fundit si trajner i PSG-së, pasi në fund të këtij sezoni prite ttë largohet nga “Parku i Princave”. Sipas “Radio Monte Carlo” raportohet se Luis Campos, këshilltar sportiv te skuadra franceze ka biseduar me Jose Mourinhon.
Te PSG-ja kërkojnë që portugezi të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Por jo vetëm kaq, pasi edhe “RCM Sport” bën të ditur se PSG-ja ka nisut negociatat me timonerin e Romës për të marrë në dorë “frenat” e parizienëve.
Siç duket tashmë negociatat mes Campos dhe menaxherit të Mourinhos kanë avancuar dhe pritet që së shpejti të ketë edhe një marrëveshje mes tyre, por duhet të presim ditët në vijim për t ëmësuar më tepër për këtë operacion.