Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk është Kylian Mbappe, Real Madrid gjen në Serie A sulmuesin për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Real Madrid që prej largimit të Karim Benzemas është në kërkim të një sulmuesi që garanton gola për sezonin e ri. Ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të Kylian Mbappe, por që ky operacion që kompletohet me shumë gjasa duhet të presim verën e ardhshme.

Në këto kushte “Los Blancos” janë hedhur në sulm për një tjetër sulmues dhe dëshira e drejtuesve është Dushan Vlahovic. Sipas “Calciomercato.it” skuadra spanjolle do të tentojë transferimin e sulmuesit serb në “Santiago Bernabeu”.

Vlahovic nuk pritet t’i thotë jo një kalimi të tillë, pasi çdo ditë e më shumë është larg Juventusit. Me “Zonjën e Vjetër” në këtë sezon ka arritur të shënojë 10 gola në 23 ndeshje, ndërsa ka kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2026.

[caption id="attachment_694069" align="alignnone" width="680"]Dushan Vlahovic Dushan Vlahovic[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga