
Struga është një prej 3 ekipeve shqiptare që do të luajë në “PPlay_off” të Conference League. Një arritje historike për skuadrën e Shpëtim Duros, që tenton për ehrë të parë në histori edhe grupet e këtij kompeticioni.
Ditën e djeshme FSHF-ja bëri me dije se Struga do të luajë sfidën e “Play-Off” në “Elbasan Arena”, pasi stadiumet në Maqedoninë e Veriut nuk përmbushnin kriteret e kërkuar nga UEFA. Por nuk do të jetë “Elbasan Arena” stadiumi ku do të luajnë kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Ka qenë vetë Struga që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ndeshja ndaj Breidablik do ta zhvillojmë në Ohër. Kjo përballje do të luhet më 24 gusht në orën 17:00.
“ZYRTARE, ndeshjen e fazës play-off ndaj Breidablik do ta zhvillojmë në Ohër
Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.
Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opcione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.
Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik.
Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00”, thuhet në postimin e Strugës.