Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

EKSKLUZIVE/ Nuk luan në SUPERLIGË, por zë vend te SHQIPËRIA, portieri i talentuar rrëfen emocionet: Nuk e prisja ftesën, ëndërroj një ditë KOMBËTAREN e madhe

Shkruar nga NEWSPORT

Ka lindur në Ballsh, është vetëm 20-vjeç dhe aktulisht është portieri i Aplonisë në Kategorinë e Parë. Bëhët fjalë për afrimin më të ri të Kombëtares U-21 (Shpresa) Romeo Harizaj. U afrua te skuadra fierake aty ku po luan si titullar i padiskutueshëm dhe pas paraqitjeve pozitive ka marrë një ftesë nga trajneri Bushi. Nga Kategoria e Dytë me Alpbetrolin në të Parën me Apoloninë dhe tashmë hapi i madh te Shpresat U-21. Një skenar i denjë për filma në të cilën duhet të besosh në ëndrrat e tua deri në momentin e realizimit të tyre. Në një intervistë ekskluzive për "newsport.al" portieri më i ri i Shpresave Harizaj ka rrëfyer emocionet për ftesën nga Kombëtarja U21, ecurinë e skuadrës së Apolonisë,objektivin e tij në të ardhmen dhe për ëndërrën më të madhe për çdo futbollist, Kombëtarja e madhe.

"Kemi bërë një ecuri të mirë në këtë fazë të parë, por ajo çka i ka munguar Apolonisë janë rezultatet, pasi kemi dominuar në cdo ndeshje që kemi luajtur, por nuk kemi marrë rezultate që dëshirojmë. Kam besim se faza e dytë do të jetë shumë ndryshe nga ajo e para, nuk na falet më asnjë hap fals dhe do të japim maksimumin për tu rikthyer te rezultatet pozitive".

I pyetur në lidhje më një transferim në një klub në Kategorinë Superiore portieri 20-vjeçar është shprehur: "Mendoj se jam gati për të luajtur në një ekip edhe më të madh në Kategorinë Superiore, pavarësisht se disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç duhet në fazën e parë, por kam besim se do t'ia arrij që shumë shpejt të luaj në Superligë.

Ftesa në Kombëtare? Ftesën nga Kombëtarja të them të drejtën nuk e prisja. U ndjeva shumë i emocionuar. Jam informuar nga një zyrtar i klubit tim për ftesën dhe për momentin nuk po e besoja që ishte e vërtetë. Besoj që përderisa erdha këtu kam bërë diçka që i ka pëlqyer dikujt dhe puna ime është vlerësuar.

Kombëtarja A? Është një ëndërr për çdo futbollist që nis të luajë futboll, jo vetëm për mua, por mbetet një ëndërr jo e parealizueshme pasi synimi im është që një ditë të luaj për Kombëtaren e madhe. Duhet të punoj fort që një ditë të kem mundësi ta realizoj këtë ëndërr", shprehet Harizaj. /Renaldo Gremi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga