Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk duhej ta humbnim derbin", Fikayo Tomori: Lëmë mënjanë miqësinë, Tonali do të jetë kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk duhej ta humbnim derbin", Fikayo Tomori: Lëmë

Milani e ka të vështirë për të pranuar humbjen 5-1 përballë Interit në derbi, por janë të detyruar që të fokusohen në ndeshjet e ardhshme. Të martën e kësaj jave, kuqezinjtë do të përballen me Newcastle, në ndeshjen e parë të Champions League për këtë sezon.

Në prag të kësaj sfide, ka folur edhe Fikayo Tomori, qendërmbrojtësi anglez i Milanit.

“Ishte keq ta shikoje derbin nga jashtë. Jemi të zhgënjyer, por nesër kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të rikthehemi sa më shpejt, duke filluar me ndeshjen e Champions League”, është shprehur Tomori.

MILANI I VËRTETË – “Ne i dimë cilësitë tona, nuk duhej ta humbnim derbin, por e humbëm. Tani do të përpiqemi të korrigjojmë gabimet. Nuk duam më zhgënjime.”

NEWCASTLE NË CHAMPIONS - “Ne duam të fillojmë mirë sezonin tonë në Champions League, i njohim cilësitë e Newcastle. Ne duam të luajmë më mirë se në ndeshjen e fundit. Nëse luajmë siç dimë, mund të fitojmë.”

PREZENCA E IBRAHIMOVIC NË STËRVITJE – “U ndjeva mirë kur e pashë përsëri Zlatanin, ai është një njeri i sjellshëm që na jep besim me zërin e tij në dhomat e zhveshjes.”

TONALI – “Do të jetë mirë ta shohim sërish, por nesër ai do të jetë kundërshtar dhe ne duhet ta lëmë mënjanë miqësinë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga