
Mesfushori i Getafes, Jakub Jankto, ka shokuar fansat me deklaratën e fundit. Përmes një postimii në “Instagram” futbollisti ka pranuar se është homoseksual.
“Si të gjithë, unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi, kam një punë ku jap më të mirën, prej vitesh me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si të gjithë edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykime. Pa dhunë. Por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha ai.
Jankto është futbollisti i tretë i cili pa marrë parasysh kritikët dhe ofendimet ka pranuar që është homoseksual. Vitin e kaluar ishte Josh Cavallo në Australi dhe Jake Daniels nga Blackpool të cilët bënë publike seksualitetin e tyre.
Ky është një hap i madh përpara për futbollin spanjoll dhe pritet të ketë një ndikim pozitiv në luftën për rritjen e të drejtave LGBT brenda komunitetit sportiv.