Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk doja të largohesha nga Barça”, Messi: Gjithçka ishte shumë e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk doja të largohesha nga Barça”, Messi:

Një nga momentet më të vështira të Lionel Messit në karrierën e tij futbollistike, padiskutim është largimi nga Barcelona, skuadër ku argjentinasi përjetoi vitet më të mira. Ikja e “Pleshtit” nga klubi që u rrit i befasoi të gjithë dhe pikërisht për këtë ka folur vetë sulmuesi i PSG-së në një intërvistë për mediat e huaja.

 “Më pëlqen Parisi, e zbulova qytetin dhe më duket i mrekullueshëm. Gjatë vitit të parë, përjetova një ndryshim të madh. Gjithçka ndodhi shumë papritur. Nuk ishte qëllimi im të largohesha nga Barcelona, gjithçka ndodhi kaq papritur. Pas një eriudhe të gjatë, të përbërë nga momente të vështira, jam i lumtur tani në Paris.

Unë dhe familja ime po e shijojmë, por ishte e vështirë të largoheshe nga Barcelona, sigurisht. Kemi jetuar gjatë gjithë jetës sëon në të njëjtin vend, nuk kishim lëvizur kurrë dhe as nuk e dija si ishte të largoheshe. Na u desh të largoheshim nga qytetit gjatë natës. Është e vërtetë, në Barcelonë kishim jetën tonë, miqtë tanë, ndërsa tani jetojmë në një vend tjetër, me një gjuhë tjetër, me një futboll tjetër, me tjetër klimë. Kam vuajtur shumë për këtë, ishte e vështirë, por sot më pëlqen gjiithçka këtu”, është shprehur Messi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga