
Javën e ardhshme Napoli do të pres Eintracht Frankfurt për sfidën e kthimit në Champions. Takimi i parë në Gjermani përfundoi 0-2 për napoletanët me Osimhen dhe Di Lorenzo autorët e golave.
Për transfertën napoletane nuk do të lejohen të udhëtojnë tifozët gjermanë. Sektori i tyre në stadium do të jetë bosh ose do të mbushet me tifozë vendas. Ky ishte vendimi i ministrit të brendshëm italian.
Ndeshjen e shkuar në Frankfurt tifozeritë patën përplasje dhe sfida e kthimit është me rrezik për sigurinë. Gjithashtu në tetor në Napoli pati përplasje mes tifozerive kur atje shkuan tifozët hollandez të Ajax.
Tifozeritë mund të përplasen dhe autoritetet duan ta shmangin këtë gjë. UEFA informoi mbrëmë klubin e Eintracht mbi vendimin e ministrit italian.