
Në merkaton e janarit PSG i kishte provuar të gjitha mënyrat për të afruar në skuadër senegalezin Idrissa Gueye. Evertoni skuadra që zotëron kartonin e tij i karefuzuar gjithmonë ofertat në drejtimin e tij. Sikurse raporton francezja "L'Equipe" "gjigantët" francez do të provojnë sërish të afrojnë mesfushorin në skuadër.
Oferta e parë do të jetë prej rreth 30 milionë eurosh dhe nëse ajo nuk do të pranohet palët do ulen sërish në diskutime. Kujtojmë se 29-vjeçari sezonin e kaluar ishte një lojtar themelor për skuadrën angleze pasi bëri 42 paraqitje ku shënoi 1 gol dhe dha 3 asiste.
Poll