
Keylor Navas do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit në Premier Leaugue. Portieri nga Kosta Rika është huazuar tek skuadra e Nottingham Forest. Minutat e pakta që pas ardhjes së Donnaruma e bënë 36 vjeçarin zgjedhje të dytë për portën e parizienëve. Ai ka nënshkruar mbrëmjen e djeshme një kontratë huazimi deri në fund të sezonit. Kontrata nuk përfshin të drejtën e transferimit të përhershëm. Navas do të kthehet sërish në Paris në përfundim të Qershorit.
Ish portieri i Real Madrid ka bërë 564 paraqitje në karrierën e tij duke fituar edhe Champions Leaugue tre herë me madilenët. Gjithashtu, Navas është paraqitur me Kosta Rikën në tre Kupa Bote rradhazi, duke përfshirë edhe atë të Katarit. Përvoja e Navas do t’i shtonte shumë vlerë ekipit anglez në këtë rikthim të saj në elitën e futbollit në ishull.