
Lazio bën një lojë të mirë dhe me nivel ndaj Celtic, por një gabim trashanik në minutat e fundit e Valon Berishës, i jep fitoren skocezëve. Me humbjen e sotme Lazio është pothuajse jashtë Europa League dhe kritikat në Itali sapo kanë filluar.
Më i dobëti në sfidën e sotme është zgjedhur Valon Berisha me notën 4, i cili u fut si zëvendësues për ti dhënë freski skuadrës.
"Vetëm 8 minuta për të rikuperuar lojën, por i dhuron golin fitues Celtic", shkruan TTË.
Nga ana tjetër Strakosha i ka shpëtuar disi kritikave nga media pasi është shpallur i pafajshëm në të dy rastet e golave dhe ka marr notën 6.
"Ai mund të bëjë shumë pak në rastet e dy gola. Sot ka qenë pak i impenjuar", shkruan TTË.
Poll