
Franca mori lajmin më të keq të mundshëm 4 ditë përpara nisjes zyrtare të “Katar 2022”. Christopher Nkunku u dëmtua në stërvitje dhe pas ekzaminimeve të bëra është zbuluar se lojtari pa pësuar një ndrydhje në këmbën e majtë, duke e bërë të pamundur gatishmërinë për në botërorë.
Didier Deschamps ka thirrur menjëherë në “aksion” lojtarin e Eintracht Frankfurt. Bëhet fjalë për Randal Kolo Muani, i cili ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon në Bundesligë, nërsa 23-vjeçari tashmë do të zëvendësojë Nkunkun.
Poll