Laçi ka mësuar emrin e arbitrit të ndeshjes së kthimit me norvegjezët e Moldes.Estonezi Kristo Tohver është zgjedhur si gjyqtari i takimit.
37-vjeçari ka eksperiencë në arbitrimin e ndeshjeve europiane. Skuadrat shqiptare Sëknderbeu, Partizani, Flamurtari, Kukësi dhe Trepça '89 e njohin mirë estonezin pasi ka dhënë verdiktin e tij në takimet pjesëmarrëse të këtyre ekipeve në kupat europiane.
Ai do të ketë mbështetjen e bashkëpatriotëve Neme Nemlaid, Dmitiri Vinogradov dhe Jonas Janovits.
Galeria fotografike ()
Poll