
Pak javë më parë sulmuesi brazilian i Liverpool, Roberto Firmino njoftoi se do të largohej nga “The Reds” në fund të sezonit. 31-vjeçarit i skadon kontrata në qershor dhe do të kërkojë një ekip të ri nga sezoni i ardhshëm. Menjëherë u shfaqën disa klube europiane të interesuara për të.
Ndër to ishte Milani, Interi dhe Juventusi. Gjithashtu në Spanjë skuadra e Atletico Madrid ka monitoruar prej kohësh situatën e tij. Por kohët e fundit janë shfaqur në skenë edhe disa klube në MLS të gatshëm të përfitojnë nga shërbimet falas të brazilianit.
Klubi i sapoformuar i St. Louis SC është raportuar se ka shfaqur interesim me Firmino. Drejtuesi sportiv i klubit është Lutz Pfannestiel i cili më përpara solli Firminon në Gjermani tek hoffenheim. Gjithashtu edhe Los Angeles FC shihet si një destinacion i mundshëm i sulmuesit. Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjidhja që do të ndërmarrë vetë braziliani.