Për ish-futbollistin e Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit Gledi Mici, dita e djeshme do të kujtohet gjatë në karrierën e tij. Mbrojtësi i majtë u shpall kampion në sezonin e tij të parë te Shkëndija e Tetovës duke qenë titullar i padiskutueshëm gjatë gjithë sezonit. Kuqezinjtë fituan e dytë radhazi 4 ndeshje nga fundi i sezonit.
Pas triumfit ndaj Rabotnickit 0-1, 28-vjeçari ndau një foto në "Instagram" me titullin:
"Kampion të Maqedonisë".
Ky është titulli i dytë kampion i fituar në karrierë: një me Skënderbeun dhe një me Shkëndijen. Ai do të ketë shansin të luajë në fazën eliminatore të Champions League.

Galeria fotografike ()
Poll