
Në vitin 1950, u luajt finalja e botërorit mes Brazilit dhe Uruguajit. Këta të fundit arritën të triumfonin me rezultatin 2-1. Por në fund, nuk do mbahet mend rezultati dhe as se si shkoj ndeshja. Ajo finale do mbahet mend si ndeshja më me shumë tifozë prezentë. Plot 199.854 persona ishin në stadiumin Maracanã , Rio de Janeiro, më 16 korrik, në atë finale të madhe.
Numra të tillë tregojnë qartë se me sa pasion shihej futbolli dikur. Lind pyetja: si është e mundur ? Vështirë se edhe në kohën moderne mund të ''thyhet'' ky rekord, pasi shifrat janë të frikshme. Nga fotot që mund të gjej kushdo në internet, njerërzit, atë natë dukeshin si miza. Të gjithë kishin ardhur për një qëllim: të shikonin teksa përballeshin dy ekipe me rivalitet të madh