
Tre lojtarë të Real Madrid thuhet se janë arrestuar nga autoritetet spanjollë për një rast të dyshuar për “shpërndarje të video intime seksuale”.
Siç raporton El Confidencial, hetimet po kryhen nga Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Las Plamas dhe janë fokusuar tek disa futbollistë të caktuar, por identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
Në raport thuhet se lojtarët e ndaluar janë nga Castilla, ekipi rezervë i Realit dhe ekipi i tretë. Por edhe disa lojtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë, duke përfshirë këtu edhe ekipin e parë. Denoncimi është bërë më 6 shtator në Ishujt Kanarie, nga nëna e një të miture. Pretendohet se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video me përmbajtje seksuale dhe më pas e ka shpërndarë në WhatsApp.
Arrestimet janë kryer mëngjesin e sotëm dhe lojtarët janë dërguar menjëherë në komisariat për tu marrë në pyetje. Hetuesin kanë sekuestruar edhe celularin për të vazhduar më tej hetimin.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe klubi i Real Madrid në faqen zyrtare:
"Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë në lidhje me një denoncim për shpërndarjen e pretenduar të një video private në WhatsApp.
Kur klubi të ketë njohuri të hollësishme për faktet, do të marrë masat e duhura”.