Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë", te ekipi slloven kanë idhull Mirlind Dakun

Shkruar nga NEWSPORT
“Një nga sulmuesit më të mirë në historinë

Mirlind Daku është padyshim një nga prurjet më efektive te Kombëtarja shqiptare nga trajneri Sylvinho. Edhe pse nuk luajti gjatë gjithë kualifikueseve ai ia doli të fitonte zemrat e tifozëve kuqezi me ndeshjet ndaj Çekisë dhe Polonisë në “Air Albania”.

Por tashmë ai nuk vlerësohet vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ish-ekipet e tij. Sulmuesi që aktualisht aktivizohet te Rubin Kazan në Rusi, është kujtuar edhe në një nga ish-skuadrat ku ka luajtur në të shkuarën.

Është pikërisht klubi slloven i Mura, të cilët vlerësojnë maksimalisht kontributin që 26-vjeçari nga Gjilani ka dhënë për fanellën e tyre.

“Një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë", shkruan klubi i Mura në faqen zyrtare për shqiptarin që me fanellën e sllovenëve ka luajtur 53 ndeshje, duke shënuar plot 27 gola dhe duke asistuar në 7 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga