
Sot, Shqipëria do të luajë kundër Italisë, ndeshje e vlefshme si miqësore për moshat U-17. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që hyrja të jetë e lirë.
Megjithatë për të gjithë ata që e kanë të pamundur për të qenë prezent, Televizioni Publik Shqiptar ka zgjedhur ta transmetojë pa pagesë për të gjithë sportdashësit. Ky takim do të luhet në orën 13:00, ndërsa do të mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në valët e RTSH-së.
Poll