Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Sileksit, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Fundjavën e shkuar, kuqezinjtë fituan kundër Bregallnicë.
Ky ishte triumfi i 6-të radhazi për të besuarit e Qatip Osmanit që po bëjnë relativisht mirë në këtë edicion futbollistik. Për mediet ka folur Bruno Dita, mesfushori i njohur që është shndërruar në pikë referimi për Shkëndijën e Tetovës.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Do i marrim ndeshjet një nga një, por kjo e të mërkurës do të jetë ndeshje e vështirë mendoj. Shpresojmë edhe në hap fals të kundërshtarit dhe pse jo, t’i afrohemi edhe akoma më shumë.
Jemi të lumtur që e kemi çuar deri në këtë pikë, por jemi akoma 3 pikë mbrapa Strugës. Shpresoj të vazhdojmë me këto rezultate, me këto ritme dhe në fund të dalim kampionë dhe ta sjellim titullin në Tetovë”, ka deklaruar Bruno Dita.
Kujtojmë që aktualisht Struga Trim Lum është në vend të parë me 53 pikë, ndërsa Shkëndija e Tetovës me 3 pikë më pak.