
Dudelange e ka fituar 0-1 takimin e parë të vlefshëm për turin e dytë të Champions League. Përballë kishin modestët armen të Pyunik Yerevan dhe takimi në transfertë u vendos me penalltinë e Hadji në minutën e 72’. Kanë mbetur dhe 90 minuta për t’u luajtur në Luksemburg, por kualifikimi është mjaft afër.
Kujtojmë se nëse do ishte Tirana e kualifikuara dhe jo luksemburgasit, atëherë Puynik Yerevan do ishte kundërshtar i bardhebluve. Kështu kujtojmë shansin e artë të humbur 1 javë më parë, që mund t'i dërgonte më pas në turin e tretë të Champions League.
Rezultatet e 3 ndeshjeve që u mbyllën në Champions League:
Pyunik Yerevan 0-1 Dudelange
Qarabag 3-2 Zurich
Zalgiris 1-0 Malmo
Poll