Arsenal do të luajë në orën 21:00 sfidën e raundit të 5-të në Europa League. "Topçinjtë", kryesojnë grupin e tyre, por nuk janë kualifikuar ende matematikisht në raundin tjetër, ndërsa më një barazim sot mund ta bëjnë zyrtare. Pak minuta më parë janë publike edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Ajo që bie në sy është që Granit Xhaka do të nis ndeshjen si titullar në "Emirtares Stadiumi". Një muaj pas incidentit me tifozët, mesfushori shqiptar rikthehet të luajë për Arsenalin dhe duket se çdo gjë është rregulluar me klubin, ndërsa ngelet për t'u parë reagimi I tifozëve gjatë ndeshjes.

Poll