
Egnatia do të sfidojë sot në orën 16:00 Erzenin në Niko Dovana për ndeshjen e javës së 25-të të Superiores. Rrogozhinasit do të tentojnë fitoren në Durrës teksa vijnë me moralin lart pasi në katër ndeshjet e fundit kanë marrë plot 10 pikë duke u ngjitur në vendin e tretë, vetëm 3 pikë larg Tiranës e Partizanit.
Fitorja e sotme dhe humbja e kryeqytetasve do të ishte një kombinim i cmendur por jo i pamundur që i ngjit rrogozhinasit në vendin e parë. Trajneri Tetova sheh t’i rikthehen dy lojtarë me mbrojtësin Atanda dhe sulmuesi Paulauskas që shlyejnë pezullimin me kartona ndërsa mungesë është Kacbufi pas kartonit të kuq në ndeshjen me Kastriotin.
Formacioni i mundshëm:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Musta; Mëllugja (Zejnullai), Agbekpornu, Fernando; Jackson, Paulauskas, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova