Apolonia është një nga klubet më të organizuar në Kategorinë e Parë. Funksionon më së miri për futbollin e meshkujve që nga moshat më të ulëta e deri te ekipi i parë, gjithashtu të njëjtën gjë e bën edhe në ekipin e femrave.
Së fundmi, fierakët kanë menduar edhe për menaxhimin, ku tashmë kanë nxjerrë në shitje fanellën e tyre, të cilët tifozët mund ta blejnë pranë klubit ose pranë distributorit "Joma" që ndodhet në Tiranë. Vlera e një fanelle është 35 mijë lekë të vjetra, ndërsa tifozët bardhejeshilë tashmë kanë mundësinë ta marrin të personalizuar.
[caption id="attachment_53338" align="aligncenter" width="548"] Faksimile e postimit të klubit fierak në faqen zyrtare[/caption]
Poll