Klubi i futbollit Vllaznia është në ankand dhe në datën 9 mars 2021 është bërë me dije se do jetë ankandi për të interesuarit. Bashkia Shkodër ka ngritur një grup pune në lidhje me privatizimin, me vlerën fillestare që kap vlerën e 509 milion lekëve të vjetër.
Ish-presidenti i klubit, Valter Fushaj është në garë për aksionet e klubit, teksa ka bërë një ankesë zyrtare në Bashkinë Shkodër. Në këtë ankesë thuhet se "gjate pergatitjes se dokumentacionit te kerkuar nga ana juaj, konstatojme se jane vendosur kritere per kualifikim që jane te paqarta dhe njekohesisht ne kundershtim me parashikimet e dispozitave ligjore ne fuqi".
Sipas ankesës në fjalë bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar evantualisht ndonjë subjekt të interesuar pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 "për ankandin publik", ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik nderkohe qe Bashkia Shkoder vendos kritere ekstremisht te ekzagjeruara dhe ne kundershtim me dispozitat ligjore duke mos pasur asnje arsyetim logjik dhe ligjor per vendosjen e tyre .
"Vendosja e ketyre kritereve nuk siguron trajtim te barabarte per te gjithe, pasi favorizon ne menyre direkte subjektet e preferuar nga ana juaj", thuhet në këresë, teksa në pikën e fundit kërkohet anullimi i ankandit.




