Hansi Flick do të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen. 56-vjeçari fitoi edicionin e kaluar 6 trofe në pak muaj, ndërsa këtë vit është pranë fitimit të titullit në Bundesligë. Me mbylljen e sezonit, Flick pritet të largohet e me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në krye të Kombëtares së Gjermanisë.
Tashmë te Bayern Munchen kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri. Fillimisht u menduar për Nagelsman, trajnerin Leipzig, por ky I fundit ka mohuar negociatat dhe ka theksuar se nuk do të largohet. Mediat italiane kanë bërë me dije se kampionët e Gjermanisë po mendojnë seriozisht për të firmosur me Masimiliano Alegrin.
Trajneri italian është pa skuadër që pas largimit nga Juventusi dhe ka shprehur dëshirën që të rikthehet sërish në stol. Vendimi përfundimtar pritet të jetë në fund të sezonit, por Alegri-Bayern është një pistë konkrete dhe palët kanë nisur negociatat.