Në orën 17:00 do të luhet një nga sfidat e javës së 27-të të Superiores. Tirana do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Egnatias për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.
Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej më shumë se 4 javësh. Në fakt në Elbasan nuk do të luhet vetëm për 3 pikët, pasi interesant është një tjetër fakt.
Do të vihen përballë dy sulmet më të mira të Superiore deri më tani. Si rrogozhinasit ashtu edhe bardheblutë kanë shënuar kuotë të njtëjtë golat, 44 në 26 javë kampionat. Nëse golat skuadrën e Edlir Tetovës e kanë mbajtur në vendin e parë në klasifikim, për kryeqytetasit nuk është njësoj.
“Djemtë” e Erbim Fagut pavarësisht se kanë shënuar 44 gola, kanë pësuar plot 41 gola duke bërë që të rënditen në vendin ree 6-të në klasifikim me 35 pikë. Ndërkohë Egnatia ka pësuar 27 gola dhe kryeson me 50 pikë. Mbetet të shihet se cili nga sulmet do të triumfojë ditën e dielë në Elbasan dhe cila prej ekipeve do të jetë në “Pole-Position” për këtë sezon për numrin e golave të shënuar.