Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një festë e madhe futbolli, Angli – Gjermani finajla e Women’s EURO 2022

Shkruar nga NEWSPORT
Një festë e madhe futbolli, Angli – Gjermani finajla e

Angli – Gjermani do të jetë përballja finale që do të zhvillohet me 31 korrik në “Wembley”. Tashmë është çdo gjë drejt fundit, europiani i femrave që po zhvillohet në Angli ka njohur çiftin finalist. Një sfidë kjo që jemi mësuar ta shohim shpesh në futbollin e meshkujve dhe emocionet që sjell përballje e ketyrë dy gjigantëve kanë qenë të shumta.

Trajneria gjermane Martina Voss e përshkroi përballjen e Gjermanisë me Anglinë si "një festë e madhe futbolli" pasi skuadra e saj rezervoi vendin në finalen e Euro 2022 të së dielës me një fitore 2-1 ndaj Francës.

“Wembley” duket që do të jetë i tejmbushur me 80 apo 90 mijë vënde pasi biletat e shitura kanë arritur kulmin. Një event sportiv që zgjati për më tepër se dy javë do kurorëzohet në mitikun anglez.

Gjermanet kërkojnë të bëjnë të tyrin trofeun e kampiones së europës për herë të 9-të, ndërsa anglezet kërkojnë që të arrijnë suksesin e tyre të parë në këtë kompeticion në praninë e publikut të tyre.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga