Vetëm rreth një muaj e gjysëm pas emërimit të tij në krye të stolit të kampionëve, Agostineli e gjen veten ballë për ballë me presidentin Takaj, teksa nuk po bien dakort për çështjet e merkatos.
Në disa prononcime në media trajneri Agostineli ka bërë me dije se merkato e Skënderbeut ka përfunduar pasi ai është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion, por nuk ndan mendim të njëjtë presidenti Takaj i cili do të bëjë të paktën edhe një afrim.
I pyetur nga gazeta "Sport Ekspres" mbi këtë çështje, reagimi i Takajt ka qënë: "Nuk dashka Agostineli përforcime të tjera te Skënderbeu? Epo dua unë! Merkatoja jonë është ende e hapur."
Poll
