Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nis prova për Ze Marian, zyrtarizohet axhenda e miqësoreve që bardheblutë luajnë në tokën turke

Shkruar nga NEWSPORT
Nis prova për Ze Marian, zyrtarizohet axhenda e miqësoreve që

Tirana prej pesë ditësh ndodhet në Antalia, ku po zhvillon dhe fazën përgatitore e cila pritet të zgjasë dy javë. Gjatë qëndrimit në Turqi, ekipi në drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Ze Maria po merr ngarkesën normale për të qenë gati për pjesën e mbetur të kampionatit.

Gjatë dy javëve të qëndrimit në Antalia, bardheblutë do të zhvillojnë dhe disa miqësore. E para do të luhet sot ndaj kazakëve të FC Tobolit, ku trajneri brazilian do të ketë mundësinë të shohë nga afër gjendjen fizike të lojtarëve në fushën e blertë.

Më pas, në datën 20 janar bardheblutë e Tiranës do luajnë një tjetër miqësore, këtë herë ndaj rusëve të SKA Khabarovsk-it. Kjo është axhenda e Tiranës për momentin, pasi vetë trajneri ka qenë i mendimit që dy miqësore janë të mjaftueshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga