
Manchester United këtë merkato verore pritet të bëjë një revolucion total në emrat e ekipit. Me ardhjen e Bruno Fernandes, “Djajtë e kuq” janë duke menduar edhe për një super talent anglez. Bëhet fjalë për Jadon Sancho, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen tek klubi gjerman.
Këtë verë mediat angleze raportojnë se Manchester United do të ofrojë më shumë se 120 milion euro në mënyrë që sulmuesi i krahut të përfundojë në “Old Trafford”. Sancho u largua nga Manchester City për tek Dortmund për vlerën e 8 milion eurove dhe pas paraqitjeve fantastike tashmë është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë.
Poll