Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nice kampione dimri në Francë, Baloteli "babagjyshi" që mund t'i bëjë dhuratë titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Nice kampione dimri në Francë, Baloteli "babagjyshi" që

Nice është surpriza e këtij sezoni futbollistik në futbollin Europian. Skuadra e drejtuar nga trajneri Lusien Favre u shpall kampione dimri pas sfidës së djeshme të fituar në shtëpi 2-1 kundër Dijon.

Mario Baloteli ishte autori i dy golave për Nicen, një prej tyre me penallti.

Nice e mbylli në vendin e parë këtë pjesë të parë të sezonit me 43 pikë, 4 më shumë se Monako e vendit të dytë.

Ndërkohë, Mario Baloteli ka realizuar 8 gola me fanellën e skuadrës kuqezi në këtë kampionat.

Festa në fund të ndeshjes ndaj Dijon me tifozët ka qenë e veçantë, ndërsa sulmuesi italian mund të jetë një arsye më shumë për të besuar se Nice do të shpallet kampione këtë sezon në Francë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga