
Adnan Januzaj po kalon një periudhë të vështirë në karrierë teksa pritet të largohet nga Sevilla. Belgu erdhi me kosto zero verën e fundit pasi Real Sociedad nuk i rinovoi kontratën. Mirëpo, aventura me andaluzët nuka ka shkuar si duhet teksa deri në këtë fazë ai ka marrë vetëm 46 minuta.
Trajneri Jorge Sampaoli nuk beson më në shërbiemt e tij dhe shpeshherë nuk e fton as në stolin e rezervave. Duke parë situatën, Januzaj sëbashku me klubin po mendojnë të ndërpresin që tani kontratën e cila skadon në verën e vitit 2026.
Në merkaton e janarit, Januzaj duhet të gjejë një ekip të ri me disa skuadra nga Italia që kanë shfaqur interes edhe më parë për shërbimet e tij.
Poll