
Te Kukësi janë përgatitur për një festë madhështore për titullin e parë kampion në historinë e klubit. Stafi dhe futbolistët e skuadrës verilindorë besjnë se mund ta mbyllin kampionatin një javë para fundit, të ndihmuar edhe nga atmosfera e zjarrtë që pritet të krijohet nga tifozët në “Zeqir Ymeri”. Matija Dvornekovic, një element shumë i rëndësishëm përgjajtë gjithë sezonin në foracionin e Ernest Gjokës ëndërron ta ngrejë lart torfeun bashkë me tifozët me mes të qytetit verilindor. Në një intervistë të dhënë për Supersport ai tha:
“Le të themi është fundi i sezonit, do të luajmë e Skënderbeun, kundërshtar që ka fituar 6 tituj radhazi. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të mendojmë vetëm për ta fituar këtë takim, që ta marrin trofeun para tifzëve tanë në qytetin e Kukësit. Unë dhe djemtë e tjerë jemi shumë të qetë, të fokusuar të ndeshja jonë, për të dhënë maksimumin. Duhet të jemi në 100% tonë, dhe me ndihën e Zotit shresoj ta arrijmë këtë objektiv që i kemi vënë vetes që në fillim të sezonit.
Ne do të luajmë vetëm për fitore, por edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq për ne. Gjithsesi dëshira jonë është të futojmë dhe ta mbyllim cështjen e titullit para tifozëve tanë. Ne do të sulmojmë që në mintën e parë, kjo është e qartë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Sënderbeu është një kundërshtar shumë i rrezikshëm në të gjitha fazat e lojës. Pra ka shumë cilësi. Kjo suadër kërkon përqendrim maksimal gjatë gjithë lojës. Nëse gabojmë do të jetë gati për të nda ndëshkuar.
Nuk mund të the se titulli kampion do të jetë kulmi i i karrierës sime. Ndoshta do të jetë një hap për dicka më të madhe në të ardhmen", përfundoi ai.