Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga titulli te ndeshjet në Europë dhe e ardhmja, rrëfehet Dejvi Bregu: Teuta e meritoi kampionatin, ju tregoj dy ëndrrat e mia

Shkruar nga NEWSPORT
Nga titulli te ndeshjet në Europë dhe e ardhmja, rrëfehet Dejvi

Dejvi Bregu fitoi për herë të parë titullin kampion në Superligë. Sulmuesi vlonjat ishte një nga lojtarët kryesor të Teutës që pas 27 vitesh pritje arritën që në fund të ngrin lartë titullin kampion duke parakaluar me golavarazh Vllazninë. Në një prononcim për "Sport Neës", Bregu ka folur për sezonin me skuadrën durrsake, ndeshjet e Champions League, të ardhmen si dhe Kombëtaren.

"E kemi fituar kampionatin me meritë në fushë. Është folur që ky sezon ishte i dobët për nga cilësia, por unë kam mendim tjetër pasi shumë skuadra kanë pasur shumë lojtarë të mirë në ekip edhe pse kanë munguar sulmuesit "pykë". Objektivin kryesor për veten e mendoja të arrija 15 gola, por zoti të ndihmon të arrish më shumë. Ishte një ndjesi e dyfishtë të dalësh kampion e të fitosh "Këpucën e Artë". Është një vit që nuk do ta harroj kurrë pasi dola për herë të parë kampion dhe është një ndjesi e mrekullueshme që nuk e kisha përjetuar më parë. Ky vit do të mbahet mend gjatë në Durrës, por edhe për mua".

Champions League? "Është një kënaqësi të luash në këtë kompeticion me skuadrën që del kampion. Kemi shanse të kalojmë ture si në Champions apo edhe Conference League. Duhet t'I marrim gjërat me qetësi dhe të presim kundërshtarin".

E ardhmja? "Kur firmosa nuk e mendoja që të luaja në Europë për t'u reklamuar, por sepse ishte dëshira ime dhe e klubit që të firmosnin deri për Kupat e Europës.  Nuk kam dal shumë në intervista edhe vjet kam bërë gabim që kam folur për të ardhmen pasi nuk më ka ecur fare. Nuk ka asgjë konkrete për momentin vetëm bisedime fillestare pasi është shumë shpejt. Presidenti i Teutës është gentleman dhe më ka lënë të qetë pasi e di dëshirën time që në fillim. Nuk kam asnjë kontakt me ekipet shqiptare e nëse do të kisha e para do të ishte Teuta për atë që kalova këtë sezon".

Kombëtarja? 'Nuk kam dashur të flas për Kombëtaren pasi nuk varet nga mua, ajo që varet nga mua është fusha e lojës. Ftesa në Kombëtare është ëndërr për çdo lojtar dhe unë jam gati gjithmonë, por këtë do ta tregoj koha. Rroca ka bërë një sezon fantastik dhe e meritonte një ftesë nga Kombëtarja".

Objektivi? "Dua t'I marr gjërat në karrierë hap pas hapi e më pas t'I them vetës që deri këtu e ka hapin më pas është edhe ëndrra për të luajtur në Kombëtaren. Këto janë dy nga ëndrrat e mia në karrierën si lojtar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga