
Bologna ia doli mbrëmjen e djeshme të fitojë kundër Milan. Një fitore e cila i solli edhe trofeun e Kupës së Italisë.
Një trofe që arrin në Bologna pas 51 vitesh, ku shumë tifozë dhe pjesëtarë të stafit shpërthyen në lot. Ndërkohë për këtë sukes mjaft i lumtur shfaqet edhe Vincenzo Italiano, i cili e pranoi se skuadra e tij e dinte mjaft mirë se çfarë do të bënte Milan.
Ndër të tjera timonieri fitues u shpreh se ekipi i tij e meritonte pasi luajtën shumë mirë dhe iu përgjigjën kundërshtarit siç duhet.
“Pas disa zhgënjimeve, mendoj se e meritonim këtë, veçanërisht pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyer sonte. Ishte një performancë e jashtëzakonshme, e dinim edhe një herë se çfarë do të bënte Milani në pjesën e dytë, kështu që iu përgjigjëm. Ky vit i jashtëzakonshëm është kurorëzuar me këtë trofe, të cilin e meritonin këta tifozë”, ka theksuar Italiano.