Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Do të luajnë në Botërorin e Klubeve, një trajner serb “dashurohet” me Berat Gjimshitin

Shkruar nga NEWSPORT
Do të luajnë në Botërorin e Klubeve, një trajner serb
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti padiksutim është një nga liderët e mbrojtjes së Atalantës. Paraqitjet e tij mjaft pozitive kanë bërë që kapiteni i Kombëtares të përfundojë në “aradarin” e disa klubeve të tjera.

Kështu emri i tij ndodhet në listën e skuadrës së Al Ain. Këto të fundit luajnë në Emiuratet e Bashkuara Arabe dhe do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve. Për këtë turne duhen përforcime dhe drejtuesit do të synojnë shqiptarin.

Në fakt Gjimshiti pëlqehet shumë nga trajneri serb i arabëve, Vladimir Ivic, i cili kërkon ta ketë në skuadër për Botërorin e Klubeve. Skuadra arabe do të tentojë të hapë bisedimet me Atalantën, por këto të fundit siç dihet prej kohës kanë në plan të rinovojnë me liderin e prapavijës.

Aktualisht kontrata e tij me italianët përfundon verën e vitit të ardhshëm dhe bergamaskët synojnë që minimalisht të rinovojnë me 32-vjeçarin deri në vitin 2027.

Siç dihet Al Ain bën pjesë në grupin G, ku ndodhen edhe Manchester City, Juventusi  dhe Ëadad AC, turne ky që nis në muajin qershor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga