Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Nga Shkodra në Amerikë, volejbollistja shkodrane bën hapin e madh në karrierë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Shkodra në Amerikë, volejbollistja shkodrane bën hapin e madh

Amela Qershia është transferuar në Amerikë. Volejbollistja shkodrane ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierën e saj teksa mësohet se ka firmosur një kontratë me skuadrën e MSU Denver Voleyball.

Lajmi është publikuar nga ekipi amerikan që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar shkruante: "Ne kemi nënshkruar me Amela Qershia e cila vjen tek MSU Denver nga Shkodra, Shqipëria. Ajo ka ndihmuar ekipin e qytetit të saj, Vllaznia, të fitojë 4 tituj kampionë me U19 dhe luan për ekipin kombëtar shqiptar. Mirësevjen tek Denver Amela!".

Një lajm pozitiv ky për talenten 19-vjeçare e cila ka qenë një nga lojtaret më të mira të skuadrës së Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga