Botërori i Katarit prodhoi një nga ndeshjet më të luftuara dhe më emocionuese në fazën e grupeve. Sfida mes Zvicrës dhe Serbisë që përfundoi me fitoren e “Helvetëve”, dhuroi një luftë të vërtetë si në lojë ashtu edhe në duelet mes lojtarëve. Granit Xhaka u “kacafyt” me disa lojtarë serb gjatë pjesës së dytë duke ndezur një përplasje të madhe mes ekipeve.
Mirëpo nga ai konflikt, gjërat mund të përmbysen totalisht teksa mesfushori shqiptar pritet të ndajë dhomat e zhveshjes me një prej lojtarëve serb. Milinkovic-Savic është objektivi i Arsenal, me londinezët që janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare për mesfushorin e Lazios. Nëse kjo ndodh, Xhaka jo vetëm që do të ndajë dhomat e zhveshjes me të por do ta ketë edhe partner reparti pasi të dy luajnë në mesfushë.
[caption id="attachment_679478" align="alignnone" width="356"] Milinkovic-Savic[/caption]