Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Nga Partizani tek klubi i Tetovës, volejbollisti "braktis" Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Partizani tek klubi i Tetovës, volejbollisti "braktis"

Klubi "Universiteti i Tetovës" që garon në elitën e volejbollit në Maqedoni ka nisur përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit. Klubi nga Maqedonia e Veriut përveç përgatitjeve stërvitore është i fokusuar gjithashtu edhe në përforcimin e ekipit.

Disa nga përforcimet e deritanishme të klubit nga Tetova janë Ivan Andres Hurtado dhe Ivan Stoshiqi. Sipas raportimeve pranë ekipit maqedonas është transferuar edhe Adriatik Berisha, i cili aktivizohet me klubin e Partizanit. 22 vjeçari i lindur në Kosovë do t'i bashkohet skuadrës së bashku me Riste Klopçevski dhe Darko Angelovskin ndërkohë në vazhdim priten dhe përforcime të tjera.

Në një intervistë për mediat, kapiteni i Klubit të Volejbollit "Universiteti i Tetovës" sqaroi dhe ecurinë e ekipit.

"Kemi filluar përgatitjet nga 15 janari dhe vlerësoj se deri në fund të këtij muaji dhe në fillim të shkurtit ne do të përgatitetmi maksimalisht dhe se do të jemi të gatshëm që t'iu bëjmë ball ekipeve kundërshtare. "Transferi më i njohur tash në ekipin tone u soll kolumbiani Ivan Mina i cili vjenë nga radhët e Alfaisalyt një ekipi nga Arabia Saudite. Dhe përforcim tjetër lojtari Marko Stoshiq i cili vjenë nga një ekip i Franës poashtu edhe dy reprezentues të cilët kanë garuar këtu. Njëri në Vardar e tjetri ishte lojtari i lire" -tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga